Ditët e fundit, kryesisht në rrjetet sociale ka shpërthyer një revoltë e madhe ndaj shikuesve shqiptarë të ciët akuzojnë Televizionin Publik për mostransmetimin e miqësoreve të kombëtares, përkatësisht ato të datës 26 dhe 29 Mars 2016, të cilat u transmetuan nga ana e Televizionit Klan. Shumica e shikuesve protestojnë sepse sipas tyre, taksa e televizionit publik paguhet por asgjë nuk shihet në të.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i RTSH, ne te cilin shpjegohet e gjithe arsyeja e mos arritjes se rezervimit të te drejtave per keto evente futbollistike, që vijon si më poshtë:
“RTSH bëri maksimumin për të siguruar të drejtën televizive të miqësoreve të përfaqsueses shqiptare. Edhe një herë tjetër, sqarojmë opinionin publik, pse RTSH nuk transmetoi dot Kombëtaren, pas mesazheve dhe komenteve të shumta…
Që kur është bërë zyrtar lajmi se, Shqipëria do të luante një miqësore me Austrinë, RTSH është interesuar pranë Federatës Austriake të futbollit, apo transmetuesit publik në Austri për të siguruar të drejtën televizive të këtij aktiviteti, por pala austriake na ka kthyer përgjigjen se këto të drejta i ka siguruar një kompani, së cilës nuk i dispononte asnjë kontakt. Pak ditë përpara ndeshjes mësuam se këto të drejta për territorin shqiptar i kishte siguruar FSHF, e cila na ftonte në një tender të drejtash me gjtihë televizionet e tjera kombëtare. Oferta e dërguar nga RTSH për këto miqësore ishte në kuotën e blerjes edhe të miqësoreve të tjera, ndonëse FSHF kishte vënë një cmim të pallogjikshëm për një ndeshje miqësore, duke ju afruar kuotës së një ndeshjeje kualifikuese. Po nëpërmjet FSHF-së, mësojmë se tenderin e të drejtave e fitoi një tjetër televizion kombëtar, TV Klan, që sipas federatës ka ofruar më shumë se RTSH. Ju garantojmë se RTSH hyn në cdo tender të drejtash televizive për të siguruar programet që kanë interes për publikun, por nuk mund të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë, kur cmimet në të tilla tendera rriten me, ose pa arsye. Ju garantojmë se shumë shpejt, vijnë disa surpriza të mëdha në lidhje me evente të rëndësishme sportive botërore, të cilat do të jenë pjesë e paketës dixhitale të RTSH-së.”
Televizioni Klan pritet që edhe në vazhdim të transmetojë evente futbollistike të kombëtares Shqiptare pasi aktualisht ka hedhur edhe kërkesën për të rezervuar këto të drejta.
©InfoMedia Albania