Formati game show i Luana Vjollcës do të vijë edhe këtë mbrëmje të Shtune në ekranin e Top Channel me puntatën e tij të tretë.
Spektakli mbrëmjen e sotme do të ketë të ftuar, 2 djemtë e “Fiksit”, Dori Darmaliu dhe Devis Mukën të cilët do të na argëtojnë nëpërmjet ekranit.
Por jo vetëm kaq, Eneda Tarifa dhe Turjan Hyska do të jenë gjithashtu në “Shiko kush LUAN”, së bashku me Olsi Klosin e Big Brother 9, dhe deputeten Nora Malaj duke plotësuar grupin nën drejtimin e Gent Hazizit dhe Edi Manushit./IMA/