Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e parë e “Shiko Kush Luan” në ekranin e Top Channel nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Spektakli u prit me një bujë mjaft të madhe, por u duk e njëjta atmosferë si në “Pa Limit”, programin e kaluar të Luanës, i cili u mbyll vetëm pas një viti në transmetim më vete, veçmas nga “E Diell”.
Edhe pse Top Channel tha se formati kishte arritur një audiencë rekord, kjo në fakt nuk ishte e vërtet, pasi interesi i emisionit u ul rreth orës 21.42, vendin e të cilit e zuri Vizion Plus me Al Pazar ashtu siç tregoi edhe matësi i audiencës “Telemetrix”. Rekordin e audiencës edhe këtë të Shtunë e mbajti Xing me Ermalin.
E ndërsa Ermal Mamaqi u kritikua fillimisht për kopjimet e detajeve të emisionit nga formatet e njohura ndërkombëtare, ku rivaliteti arriti disa javë më parë teksa Top Channel publikoi në “Pop Culture” një insert të kopjimeve të rubrikave të Ermalit nga jashtë, kësaj rradhe mesaduket televizioni kombëtar “ka rënë vetë në grackë”.
“Ndaje Ose Haje”, ishte një ndër rubrikat që ishin pjesë e “Shiko kush LUAN”, që nga Luana u prezantua si një lojë që vinte për herë të parë në ekranin shqiptar, e cila në fakt ishte identike me “Fill your guts or spill your guts”, një rubrikë e “Late Late Show”, formati i njohur nga James Corden.
Loja ka në qendër të saj disa persona të cilëve iu ofrohet një pyetje për të cilën duhet të tregohen të sinqertë dhe në rast se ata nuk duan të përgjigjen janë të detyruar të hanë disa ushqime të pazakonta.
Loja ka si synim ofrimin e disa pyetjeve një personi nga moderatori i saj. Nëse ai tregon të vërtetën nuk është i detyruar të hajë ose pijë nga tavolina, por nëqoftëse refuzon të përgjigjet atëherë është i detyruar të konusmojë ato çfarë ka tavolina./IMA/