Nuk kanë munguar debatet dhe emocionet edhe këtë javë në puntatën e radhës të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Televizionin Klan. Një histori kofliktuale arriti të gjente zgjidhjen e duhur në fund. Valbona nga Vlora kishte vendosur të sillte në studion e “E diela shqiptare”, partnerin e saj, me të cilin bashkëjeton prej dy vitesh, Eltisin.
Valbona ka pranuar Eltisin në shtëpinë e saj në Vlorë, bashkë me dy fëmijët e motrës së tij, e cila ka pësuar një aksident të rëndë në Itali, e aktualisht ndodhet në gjendje kome. Motra më parë ka lënë një dokument ku kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, ja linte të vëllait, Eltisit.
Valbona kërkon të zgjidhë problemin e fëmijëve. Ajo nuk mund të vazhdojë të kujdeset për fëmijët e motrës së Eltisit, për një kohë të gjatë. Situata e krijuar ka sjellë konflikte gjatë dy viteve bashkëjetesë dhe aktualisht është kthyer në shqetësim.
Problemeve të shumta të familjes së Eltisit, kujdestaria e fëmijëve të motrës, bashkëjetesa e disa probleme të pazgjidhura të familjes së tij i shtohet ankthi e stresi i Valbonës. Kjo e fundit kërkon të dijë se çfarë është për Eltisin kjo marrëdhënie? Valbona ka një fëmijë nga martesa e saj e parë, për të cilin kujdeset nëna e saj ndërsa ajo i është përkushtuar fëmijëve të motrës së Eltisit.
Ky i fundit kërkon të martohet me Valbonën, pasi të përfundojë procedurat e divorcit nga martesa e tij e parë. Ai i premtoi Valbonës publikisht se do të celebrohen sapo të divorcohet.
Votat e publikut i dhanë të drejtë Eltisit.
Me ndihmën e avokates Eni Çobani, çifti arriti të gjente një zgjidhje dhe të firmoste kontratën.
Valbona tha se do ta presë Eltisin deri në shtator të zgjidhë çështjen e divrocit të tij dhe fëmijëve të motrës, duke deklaruar se ka besim te plotë tek avokatja Eni Çobani, e cila tani ka marrë çështjen nën shqyrtim.
Burimi | TV KLAN / Kristi Petro