Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra, Rudina dhe Fëllëza të cilat kanë ardhur për një problem mjaft serioz dhe të rëndë që është krijuar në familjen e tyre. Sipas motrave, motra tjetër Dhurata ka hyrë në shtëpinë e nënës së tyre dhe vëllait invalid së bashku me familjen e saj dhe ushtrojnë dhunë ndaj të dyve. Sipas Dhuratës shtëpia i takon asaj dhe nuk lejon asnjë pjesëtar tjetër të familjes të shkelë në atë shtëpi.
Rudina: Ka vite që po përdoret dhunë mbi vëllain që është sëmurë dhe nënën.
Eni Çobani: Vëllai jot nuk është vetëm i sëmurë, por është dhe invalid. Kam takuar vëllain dhe nënën dhe ishin në një situatë dramatike.
Fëllënza: Jam shumë e mërzitur pse më ke sjellë para publikut?
Rudina: Të kam sjellë që t’i të përgjigjesh për të gjitha këto gjëra që kanë ndodhur, ti do më japësh llogari pse ka ardhur kjo gjendje, pse nëna po vuan kaq shumë, pse vëllai invalid është në këtë situate, pse nuk gjen qetësinë e vetë në shtëpi vëllai? Unë jam në Itali, kam ardhur kur kam mundur, kam lënë punën, kam ardhur të takoj nënën, kam gjetur vetëm dhunë.
Fëllënza: Pse më solle mua këtu në Klan, çfarë kërkon prej meje.
Fëllënza tregon se motra e tyre Dhurata duhet të kujdesej për nënën dhe nipin dhe jo të shkonte se bashku me familjen e saj të jetonin aty dhe t’i dhunonin.
Rudina: Unë vij takoj nënën, shoh dhunën që i bëhet nënës, kërkoj drejtësi.
Fëllënza: Po unë ku ta gjej, pse më solle këtu?
Eni Çobani: Po Fëllënzën për çfarë e akuzoni, kush është gabimi i saj?
Rudina: Sepse unë jam e divorcuar dhe jam njohur me nipin e burrit të Fëllënzës dhe kam pasur shumë probleme me nipin e burrit të Fëllënzës, ish-burrit tim. Duhet të ishe ti me burrin tënd sesa probleme janë krijuar në shtëpinë e prindërve tonë. Unë doja Dhuratën, por ajo nuk vjen se është renacake, mashtruse.
Eni Çobani: Ju e keni bërë martesën e Rudinës me nipin e burrit tënd?
Fëllënza: Po. Ai luante me makineta po unë nuk e kam ditur. Kam qenë shkuesi por nuk e kam ditur se çfarë bën ai në Itali.
Rudina: Po me Dhuratën, nuk e dije?
Fëllënza: Dhurata ka ardhur nga Greqia.
Eni Çobani: Ju jeni 4 motra dhe 1 vëlla dhe ju jeni motra e madhe, pas jush vjen Dhurata.
Fëllënza: Po. Motra vjen aty tek nëna, dhunon dhe bën ç’i do qejfi me mua.
Fëllënza tregon se ajo është kujdesur për babain e ndjerë dhe i kërkon llogari pse nuk ka qenë me të gjatë kohës që ishte nëpër spitale.
Fëllënza: Dhunon Dhurata nënën dhe vëllain dhe policia me merr mua, ke ardhur me ke nxjerrë gjë prej burgut ti mua? Erdhi Dhurata nga Greqia dhe më mori dokumentet e babait, çfarë t’i bëja.
Rudina: Fëllënza i ka dhënë firmën Dhuratës.
Fëllënza: Po Dhurata dhunon, unë njoftoj policinë, policia vjen më merr mua 12 orë në burg. I them policisë nuk kam bërë gjë, kurse vëllain tim e ka mbajtur deri në 2 të natës. Dhurata ka ardhur me burrin, ka ndenjur tek shtëpia për 8 vite, i prehu sahatin, dritat, i mori pensioni. Ku është policia, ku është shteti?
Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë, nëse arrihet të dhunohet një invalid, në këtë republikën tonë të vogël, zërin nuk duhet ta ngrejë vetëm Fëllënza, por dhe ne të gjithë.