Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, përdorimi internetit nga aparatet celulare është rritur ndjeshëm. Sipas AKEP, trafiku i përdorimit ka arritur deri në 45.6 milionë GB, 96% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Tremujori i dyrë i këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shpenzuan 76.9% më shumë internet ose ndryshe, 6.94 GB në muaj.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregon se në tremujorin e tretë numëroheshin 2.19 milionë përdorues të internetit nga celulari, shifër kjo më e larta e regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me të njetjin vit më parë, shifra është rritur me 12%.
Së shpejti AKEP pritet që të lancojë dhe tenderin për dhënien e brezit të frekuencave për teknologjinë 5G që është 10 herë më i shpejtë se ai aktuali, teknologjia 4 dhe 4.5G./IMa/