Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se pas këtyre dy ditëve pa reshje, presim sërish një përkeqësim të konditave meteorologjike.
Dita e premte do të rikthej përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme, por intensitet mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës. Në zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërish reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën).
Dita e diel do të rikthej përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).
Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës. Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave .