Policia e Tiranës ka goditur një bazë të prostitucionit në Tiranë. Bëhet fjalë për një qendër masazhesh në qendër të Tiranës, e cila përdorej për qëllime prostitucioni.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi me “shfrytëzim prostitucioni”.
Abcnews.al mëson se qendra e masazhit gjendej në zonën e Pazarit të Ri, shumë pranë banesës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Krahas dy vëllezërve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.
Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.
Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime“, njofton policia.
Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.