Debati për pjesëmarrjen e Linda Morinës si të vetmen personazh nga Kosova në “Xing me Ermalin” vazhdon të sjellë debate.
Një prej sociologeve kosovare Sibel Halimi, ka reaguar duke thënë se tallja me Linda Morinën ka filluar t`i tejkaloj kufijtë territorial të Kosovës. Këtë më së miri e tregon përfshirja e saj në televizionet e Shqipërisë.
E vetmja mysafire nga Kosova në emisionin “Xing me Ermalin” (pavarësisht nëse të tjerë të ftuar kanë anuluar pjesëmarrjen), ishte Linda. Kjo është lojë e ndytë e televizioneve që asnjëherë nuk bëjnë përpjekje për ta emancipuar shoqërinë dhe individin, por me perfiditetin më të lartë shfrytëzojnë injorancën, të cilën e promovojnë si vlerë – shprehet ajo me opinionin e saj në Facebook.
Linda Morina tashmë është bërë një personazh i njohur falë ekranit shqiptar i cili mesa duket nëpërmjet saj tëreheq audiencën televizive.
/www.imalbania.com/