Këngëtarja, Beatrix Ramosaj është një nga më të përfoluarat e momentit. Pas ndarjes nga Donald Veshaj, ajo ka qendruar në heshtje, duke mos bërë asnjë koment.
Ndërkohë që të gjithë flasin për të, Trixa pak minuta më parë ka ndarë në Instagram disa foto, në të cilat shfaqet në makinë, e veshur shumë sportive.
“Ma shum se ti… ”, ka shkruar ajo krahas fotove. Nuk dihet nëse ky është një mesazh për Donaldin apo është pjesë nga kënga më e re e Trixës. Me shumë mundësitë janë për opsionin e dytë, pasi Ramosaj e ka shoqëruar me disa “emoi” muzike.