Mbrëmjen e sotme, revolta e Robert Aliaj ka arritur kulmin. Pas performancës së Violës dhe Drinit, artisti ekstravagant iu drejtua duke komentuar rreth akuzave që ajo kishte bërë këtë fundjavë në shtypin rozë.
Por, Roberti papritur shërtheu në akuza dhe ofendime ku e degjeneroi situatën duke i thënë: “Po ti, çfarë e kujton veten?, duke kaluar edhe në disa fjalë tepër ofenduese derisa regjia u detyrua të fikte mikrofonat.
Gjatë fjalëve të Roberit, hyri edhe kolegia e tij, anëtarja tjetër e jurisë Valbona Selimllari, e cila u përpoq ta qetësonte situatën e cila aty arriti kulmi ku Roberti, iu drejtua asaj “Hajde Pusho edhe ti tani!” por Bona papritur u revoltua duke i thënë: “Ashtu thuaju njerëzve që ke në shtëpi. Mos më fol mua ashtu, sepse vetëm qytetari nuk po tregon ti këtu”.
Kjo nuk është hera e parë që një debat i tillë ndodh në Dance With Me, kujtojmë këtu sherrin e javës së kaluar midis Cekes dhe vetë Robertit,ku pas performancës së Sejfullaut dhe Marinelës, Aliaj duke e cilësuar si estradë skenën e formatit të kërcimit në TV Klan.
IMA