Nëse ka diçka për të cilën komentohet aq shumë spektakli “Dance With Me”, ajo është marrëdhënia juri-konkurrentë.
E nëse ndalemi këtu do të kuptojmë se nuk kanë qenë të rralla herët kur debatet mes jurisë, kryesisht Robert Aliajt dhe konkurrentëve kanë degraduar edhe në sherre.
Kjo gjë ka ndodhur edhe këtë vit me Linda Rein dhe me Robert Aliajn, ku ky i fundit përdori një fjalor ofendues ndaj konkurrentes gjë që rriti tensionet në sallë.
Këtë javë në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës në ABC News ishte e ftuar konkurrentja në fjalë, Linda Rei, e cila e pyetur nga mikrofoni i Thumb se çfarë i thotë partneri pas këtyre zënkave shprehet: “Partneri nuk më thotë gjë në lidhje me Bertin sepse e njeh inteligjencën time!”.
Ndërkohë pyetjes nëse kjo është e gjitha një lojë, Linda i përgjigjet: “Një lojë e produksionit, jo e imja!”
“Unë jam thjesht vetvetja gjithmonë dhe nuk i ndjek skenat, këtu jam kapur gjithmonë. Loja është e atyre, Roberti është normale paguhet për këtë punë dhe s’e si të mërzitesh për këtë punë, prandaj as nuk i vë re. Unë jam aty për qejf, jo për rrogë. Ai është aty për rrogë!”, – tregon Linda.
Me pak fjalë, Linda sapo na tha që e gjitha paska qenë e inskenuar. Ndërkohë që nuk e dimë nëse produksioni do të ketë diçka për të thënë për këtë. /Blitz.al/