Tre persona janë vënë nën hetim nga policia pas një sherri mes tyre. Policia njofton se dy prej tyre kanë qëlluar me grushte një person ndërsa ai i ka kërcënuar me armë gjahu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë,