Një muaj pasi seriali ‘Shërbyeset e Djallëzuara’ në televizionin kabllor amerikan LifeTime, përfundoi transmetimin e sezonit të tretë, kjo soap drama është zgjedhur për të patur edhe një sezon të katërt.
Vendimi për rinovimin e sezonit erdhi pas suksesit të padiskutueshëm që Shërbyeset e Djallëzuara, i cila arriti një shikueshmëri rekord. Ky serial ka bërë për vete një audiencë besnike e cila nuk I ka “braktisur” kurrë episodet e këtij seriali.
Nga statisikat e kompanive që ndjekin shikueshmërinë e serialeve dhe emisioneve të ndryshme, Shërbyeset, vetëm në një dite kanë bërë për vetë më mijra shikues, duke filluar episodin e tyre me 1.47 Milionë dhe në përfundimin e tij arriti në 1.53 Milionë shikues.
Shërbyeset e Djallëzuara eshtë një prodhim nga ABC Studios dhe producent ekzekutiv Marc Cherry dhe Eva Longoria, si dhe cast kryesorë Ana Ortiz, Dania Ramirez, Roselyn Sanchez, Judy Reyes, Rebecca Ëisocky dhe Susan Lucci. Seriali flet për një botë ku vrasja dhe kaosi përplasen në pallatet e familjeve më të pasura dhe më të fuqishme të Beverly Hills ‘.
IMA/ J.Kasaj