Seriali me njeriun më të adhuruar të momentit në të gjithë botën, Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, heroi i padiskutueshëm i një kombi që krenohet me të.
Volodymir Zelensky është emri më i lakuar dhe më i dashur në të gjithë botën për shkak të rezistencës që po i bën ushtrisë ruse që ka hyrë me dhunë në Ukrainë.
Ditët e fundit, shumë rrjete globale televizionesh kanë blerë të drejtën e transmetimit të serialit “Shërbëtori i Popullit”, aktor kryesor i të cilit është vetë presidenti ukrainas.
Ish-komediani Volodymyr Zelensky luan rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko në këtë serial, një mësues i shkollës, që kandidon për president pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.
Filmi në Ukrainë, u shfaq për tre sezone radhazi, por tashmë interesi është shtuar për shkak se Zelensky është bërë simboli i rezistencës kundër Rusisë.
“Shërbëtori i popullit” nga e hëna në të enjte çdo mbrëmje premierë së shpejti në Tv Klan.