Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Shqipëri. Gruaja 73-vjeçare, e cila mbahej nën kujdes intensiv të mjekëve ka ndërruar jetë.
Euronews Albania ka mësuar se 73-vjeçarja ka qenë më parë në Bolonja të Italisë, ndërsa me t’u kthyer nga andej ka shkuar e vetme për të kërkuar ndihmë në Spitalin e Durrësit. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë ministria e Shëndetësisë.
“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare”,njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, 73-vjecarja që humbi jetën vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.