E Diela e 4 Shtatorit do të mbledhi në selinë e Vatikanit, qindra personalitete botërore dhe pelegrinë për të marrë pjesë në shërbesën e kanonizimit të Nënë Terezës së Kalkutës, e cila pas vërtetimit të dy mrekullive sipas kanoneve të Kishës Katolike do të marri titullin e Shenjtores.
E para shenjtore katolike Shqiptare, shërbesa e shenjtërimit të bamirëses më të madhe, me origjinë Shqiptare, do të kryhet nga Papa Françesku, e cila do të ndiqet nga qindra besimtarë por gjithashtu do të transmetohet edhe në mediat botërore drejtpërdrejt nga sheshi i Vatikanit, aty ku këto 48 orë është përqëndruar e mbarë bota e krishterë katolike dhe jo vetëm.
Shërbesa do të transmetohet live në Top Channel, me një edicion maraton special ku përveç panelit në studio, nga ora 10.00, ku do të ketë lidhje direkte edhe nga Vatikani, gjithashtu edhe një intervistë ekskluzive me një nga dëshmitaret e mrekullisë së Nënë Terezës.
Duke filluar nga data 4 Shtator, Nënë Tereza do të njihet si Shën Tereza e Kalkutës.
Copyright IMAlbania.com