Shën Valentini solli një moment emocionues për aktorin e humorit Jul Deda brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku Vëllai i Madh i organizoi një surprizë të veçantë.
Në një ditë të mbushur me dashuri dhe emocione, gruaja e Julit, Armanda, e vizitoi atë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke e bërë këtë takim të papritur një nga momentet më të paharrueshme për të dy.
Pavarësisht se Juli kishte shprehur dëshirën të takonte fëmijët e tij, surpriza nga gruaja e tij e bëri atë jashtëzakonisht të lumtur. Çifti, i cili ka ndarë çdo gjë për 25 vjet, pati mundësinë të shijojnë disa çaste së bashku, duke festuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit edhe në kushtet e veçanta të shtëpisë së “Big Brother”.