Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Artanës, Blerim Imeri konfirmoi për KosovaPress se ka rënë pjesa tavanore e minierës.
Ai tha se asnjë punëtor tjetër nuk gjendet brenda në minierë, ndërsa edhe dy të tjerë që kanë qenë brenda kanë pësuar lëndime të lehta.
Aktualisht, po i jepet ndihma e parë të lënduarve.