Në një intervistë ekskluzivë për ‘Fan Club’, isha banorja e Big Brother Vip, Sheila Haxhiraj ka folur për Fifin, duke thënë se është një njeri me zemër të madhe dhe më e sinqertë se ç’duhet!
Duke risjellë në vëmendje të bisedës debatin e ‘sajuar’ mes Fifit dhe Monikës, Sheila tha se Monika po përfiton nga gjendja emocionale e Fifit dhe po manipulon këtë të fundit.
“Ka zemër shumë të madhe dhe shumë e sinqertë, po më vjen keq po përfitohet me gjendjen e saj të keqe emocionale dhe po manipulohet nga Monika. Nuk e kam kuptuar këtë afrimitetin e tyre, që Monika ka për Fifin. Kur ka qenë zënka i kam thënë Monikës që mendoj në të pavetëdijshmen tuaj mendoj që këto janë fjalë të vërteta që keni thënë për njëra tjetrën (gjatë zënkës). Nuk kam qenë prezente dhe nuk gjykoj dot më mirë”, tha Sheila.