Gerta Gixhari motra e aktores Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka treguar një rast kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë.
Gixhari tha se u largua nga Top Channel sepse kryeredaktorja ishte xheloze për të.
“Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe. Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal“, tregoi Gerta.