Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen, ku ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ndodhet në krye të detyrës në përballjen me koronavirusin.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, uron Çomon në ditën e saj të lindjes, ndërsa shton se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.