Departamenti i Thesarit të SHBA ka vendosur sanksione dhe ka ndaluar hyrjen në SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.
Sipas nën-Sekretarit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson, “Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”.
Rakipi dhe Ndroqi janë përcaktuar në bazë të E.O. 14033 “sepse kanë qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”.
Sa i përket ish-deputetit Aqif Rakipi, Departamenti i Thesarit thotë se ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.
Për Ylli Ndroqin, Departamenti i Thesarit thotë se ka zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Po ashtu, thuhet se “Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri”.
Today the @StateDept and @USTreasury took action to designate actors in the Western Balkans for destabilizing and corrupt activities. The U.S. and partners like the UK are holding accountable those who threaten the region's stability, progress, and European integration.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 11, 2022
“Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhet në vendimin e Departamentit të Thesarit.
Në të njëjtin vendim i është ndaluar hyrja në SHBA edhe 5 personave të tjerë nga Ballkani Perëndimor, mes tyre edhe Nikolla Gruevski. Mes të sanksionuarve është edhe ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijalkov; ish-Presidenti i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006, Svetozar Marovic; ish-kryeprokurorja e Bosnjes, Gordana Tadiç dhe deputeti boshnjak, Asim Sarajlic.
SHBA sanksione për 7 individë, mes tyre Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Reagon Sekretari Blinken
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA-të dhe partnerët e saj do të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit të Ballkanit. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA për të sanksionuar 7 individë dhe një ent nga 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.
“Sot, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit ndërmorën veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, thotë Blinken në një postim në Twitter.
“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.
Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033 👇https://t.co/BvB4wyMZKf
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 11, 2022