Administrata amerikane e ka cilësuar një gjë të tillë shumë diskriminuese që shkel të drejtat e njeriut
Shtëpia e Bardhë ka dalë kundër përdorimit të pasaportave të vaksinimit Covid-19 duke thënë që privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen.
Skemat për të futur pasaporta të tilla janë shpallur në të gjithë botën si një mënyrë për të mundësuar qarkullimin e sigurt të njerëzve gjatë pandemisë.
Por kritikët thonë se dokumente të tilla janë diskriminuese. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin një sistem që kërkon nga amerikanët të mbajnë një letër kredenciale.
Vendi ka raportuar më shumë se 550,000 vdekje të lidhura me virusin dhe gati 31 milionë raste, numri më i lartë në botë. Duke iu drejtuar gazetarëve, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se nuk do të ketë një mandat që u kërkon të gjithëve të marrin një letër kredenciale.
Në Angli, po zhvillohet një skemë “Certifikimi i statusit Covid” për të mundësuar organizimin e koncerteve dhe ndeshjeve sportive. Bashkimi Evropian po punon gjithashtu për planet për të futur certifikata, ndërsa në Izrael një “Green Pass” është tashmë në dispozicion për këdo që është vaksinuar plotësisht ose është rikuperuar nga Covid-19, të cilën ata duhet të tregojnë për të hyrë në ambiente të tilla si hotelet, palestra ose teatro.
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur se aktualisht nuk mbështeste pasaportat e vaksinimit për udhëtime, për shkak të pasigurisë nëse vaksinimi parandalon transmetimin e Covid-19 dhe se diskriminimi do të bëhet edhe më i madh.