Institucioni Amerikan i Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ditën e sotme vaksinën e kompanisë Pfizer për përdorim në popullatë duke u shprehur se vaksina është efektive dhe jep mbrojtje brenda 10 ditëve.
Nga ana tjetër, FDA shprehet se vaksina është e sigurtë dhe nga testimet ka rezultuar se nuk ka efekte anësore në asnjë grupmoshë, racë apo grup të caktuar personash.
Tashmë, mbetet që të enjten FDa të vendosë për përdorim emergjent të vaksinës e më pas të nisë përdorimi në popullësi.
Vaksina e Pfizer rezultoi që në fillim, një nga vaksinat më efektive në izolimin dhe luftimin e Covid-19.
Burimi: theguardian