Kur Rosalia Martinez dëgjoi se një spital në Reno, Nevada, po shndërronte garazhin e vet të parkimit në një hapësirë për pacientë me Covid-19, ajo nuk mund të mos qeshte me idenë, shkruajnë Madeline Holcombe, Sara Sidner dhe Julia Jones për rrjetin informativ amerikan, CNN.
Por, tani ajo dhe bashkëshorti prej 35 vitesh, Luis, janë të dy pacientë në Qendrën Rajonale Mjekësore të Renown.
“Është e frikshme, ju prisni të shkoni në punë, por punoni në një garazhi parkimi”, thotë Janet Baum, kryeinfermiere.
“Ne e kemi shndërruar atë në një spital, kështu që nuk e konsiderojmë më garazh”, shton ajo.
Ndërsa SHBA pëson një rritje tjetër të rasteve, spitalet në të gjithë vendin kanë ndjerë tendosjen e kapacitetit të shtretërve të spitaleve të tyre.
Qarku Washoe, rajoni në të cilin ndodhet Renown, tani ka 10 herë më shumë raste se sa dy muaj më parë.
”Ideja lindi nga shqetësimi për komunitetin dhe garazhi u shndërrua në qendër kujdesi shëndetësor për rreth 10 ditë”, thotë drejtori i spitalit, Anthony Slonim.
”Tani që numrat po rriten dhe më shumë njerëz po pranohen, 700 shtretër spitalesh po mbushin vendet e parkimit”, shtoi ai.
Rosalia Martinez u shtrua në spital para bashkëshortit Luis.
Megjithëse pacientët me koronavirus në vendet e parkimit mund të tingëllojnë të çuditshëm, Luis Martinez tha se ndihet i sigurt atje.
”Hapësira është e pastër dhe stafi po punon shumë për të siguruar që të gjithë të pranohen”, tha ai.
Në mars, East Meadow i Central Park u shndërrua në një spital fushor me 68 shtretër, ndërkohë që 1 000 shtretër të tjerë u shtuan atë muaj kur një pjesë e marinës u dislokua në Nju Jork.