Shoqëria Civile ditën e nesërme në orën 12:00 do të dalë në një protestë kundër shantazhit që AMA ka bërë ndaj Ora News.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile thanë se protesta e nesërme do të nisë në formë marshimi nga Bashkia e Tiranës deri tek institucioni i AMA.
Ata thanë se protestojnë për fjalën e lirë, pasi nuk ka çështje më të mprehtë sesa liria e medias.
Aulon Kalaja: “Jemi këtu sot për të lancuar një protestë që ka lindur si domosdoshmërie pasi demokracia është në rrezik. Ditën e nesërme në 17 janar në orën 12:00 do të zhvillojmë një protestë për fjalën e lirë, për gazetaret që janë hequr nga puna, një protestë për emisionet e mbyllura, protestë për disa TV që janë mbyllor ose po tentohet të mbyllen. Të bëjmë një protestë edhe për kërcënimet që AMA i bën Televizioneve ku nga ana tjetër favorizon platforma që nuk kanë larë borxhet.”
Aktivisti Sazan Guri bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës
Sazan Guri: “Nuk ka çështje më të mprehtë se të dhunosh fjalën e lirë. Mblidhemi për ti thënë dy kryeredaktoërve të mëdhenj të vendit, kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj se nuk mund të na kthejë 26 vjet prapa. Nuk mund të censuroni fjalën e lirë. Mblidheni jo thjesht për një media apo për gazetar, sesa për emisione të ndaluara dhe të censuruara. I bëjmë thirrje qytetarëve se para fjalës së lirë nuk ka asgjë tjetër kryesore për të protestuar”
Marrë nga Channel one