Nëse më parë fansave u bëri përshtypje ironitë dhe mesazhet drejtuar Gerard Piqué nga artistja Shakira, kolumbianja ka bërë sërish të njëjtën gjë me këngën e re në bashkëpunim me artisten Carol G.
Në projektin e ri muzikor ajo thekson se nuk i përsërit gabimet duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë se ka patur një tentativë nga ish-futbollisti për tu rikthyer me artisten.Nga ana tjetër edhe për artisten Carol G kënga është shkruar në një moment mjaft emocional.
Këtë artistja e ka shpjeguar në një intervistë me Rolling Stone ku ajo rrëfen se kishte kohë që dëshironte të bashkëpunonte me Shakirën, por nuk kishte menduar t’i kërkonte të bashkëpunonte për këtë projekt. Por pasi ajo dëgjoi këngën “Monotonía”, bashkëpunimin me Ozuna-n ajo kuptoi se kënga do ti përshtatej mjaft mirë asaj.
Kënga është pjesë e albumit të artistes të titulluar Mañana Será Bonito që sipas vetë këngëtares është mjaft domethënës sepse ëshët realizuar në një periudhë mjaft të vështirë e që në fakt përkon me ndarjen nga arstisti Anuel A.