Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videomesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar maturantët se do t mbahen të gjitha provimet kombëtare.
Ministrja shprehet se ato nuk do të zhvillohen vetëm nëse vazhdon izolimi deri në Qershor apo Korrik.
Këtë skenar, Shahini e sheh si të pamundur, por edhe nëse ndodh, ajo shprehet se do të merret një vendim tjetër.
“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar”, sqaron ministrja Shahini./tvklan.al