Një alternativë e re për ChatGpt mbërrin në Kinë, software i inteligjencës artificiale që nuk mund të përdoret në vend për shkak të kufizimeve të njohura, por vjen falë tregut të zi.
Kjo platformë quhet Tongyi Qianwen dhe është nga Alibaba, gjiganti i tregtisë elektronike, mund të funksionojë në gjuhën kineze dhe anglisht.
Disa javë më parë, motori i kërkimit Baidu, versioni kinez i Google, prezantoi gjithashtu versionin e tij të ChatGpt të quajtur Ernie bot. Ndërkohë, qeveria e Pekinit ka publikuar projekt-rregulla për menaxhimin e shërbimeve gjeneruese të inteligjencës artificiale.
Tongyi Qianwen fjalë për fjalë do të thotë “e vërteta e një mijë pyetjeve”, është një software LLM (d.m.th. Large Language Model) i krijuar si një asistent personal që mund të hartojë letra, të planifikojë itineraret e udhëtimit dhe të këshillojë blerësit për blerjet. Chatbot fillimisht do të integrohet në DingTalk, aplikacionin e mesazheve që përdoret nga punonjësit e Alibaba. Sipas CEO të kompanisë Daniel Zhang, “do të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si ne punojmë dhe në jetën tonë të përditshme”. Është chatbot i dytë i zhvilluar në Kinë pas Ernie bot, aktualisht i hapur vetëm për testimin e përdoruesve. Priten të reja gjithashtu edhe nga Huawei Technologies.
Ndërkohë, Administrata e Kinës për Hapësirën Kibernetike të Kinës ka zbuluar projekt-masa për menaxhimin e shërbimeve gjeneruese të AI, sipas Reuters online, duke thënë se dëshiron që kompanitë të paraqesin vlerësimet e sigurisë tek autoritetet përpara se të lançojnë ofertat e tyre për publikun.