Në një situatë politike të ndezur, beteja mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha zhvendoset sonte në ekranet televizive.
Sonte në ‘prime time’ të dy do të përballen në ekrane të ndryshme.
Lulzim Basha do te jetë i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel në orën 21.00, ndërsa Berisha në të njëjtën orë në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.
Përplasjet e nisura prej tre muajsh që pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA, dy kuvendet e PD, apo replikat në distancë Berisha-Basha pritet të jenë në fokus të bisedës.