Tashmë vetëm pak ditë na ndajnë nga sezoni i ri televiziv, i cili starton në datën 5 Shtator. Për të gjithë ata që ende nuk janë informuar mbi datat e startimit të programeve dhe serialeve të tyre të preferuar si dhe për të paduruarit e formateve të reja në TV Klan, IMA ju fton të lexoni këtë përmbledhje me informacionet për sezonin e ri televiziv në Klan Tv.
Aldo Morning Show
Formati tradicional i mëngjesit në TV Klan tashmë prej shumë vitesh, do të rifillojë në datën 5 Shtator, nga e Hëna – Premte, ora 06.59
Rudina
Emisioni i pasdites nën drejtimin e Rudina Magjistarit, i cili pas një viti mungesë, do të rikthehet sërish në ekran, tashmë krejtësisht i rinovuar, me emër të ri dhe studio të re do të startojë në datën 5 Shtator në orën 17.00
Stop
Dyshja e Gentit dhe Saimirit do të rikthehen përsëri në 5 Shtator ora 20.00, për të hedhur dritë mbi skandale të pazbuluara dhe për të investiguar çdo problem shqetësues për qytetarët.
Opinion
Debati nuk do të mungojë as këtë vit në ekranin e TV Klan. Emisioni i Blendi Feviziut i cili këtë vit shënon 20 vjetorin e daljes në transmetim do të rinisë sërish tre herë në javë: e Hene – e Merkure 22:15 & e Enjte 21:00 duke filluar nga 8 Shtatori.
Zonë e Lirë
Emisioni nën drejtimin e Arian Çanit do të stacionohet të Premteve ora 21.00 në TV Klan nga 9 Shtatori.Një format argëtues ku të gjithë mundohen të jenë në lirë.
Jo Vetëm Modë
Moda, Argëtimi dhe të jetuarit bukur do të rikthehen sërish bashkë me Floriana Garon nga 10 Shtatori ora 20.05.
Xing me Ermalin
Formati humoristik nën drejtimin e Ermal Mamaqit, aq shumë i pritur nga shikuesit do të shfaqi premierën e tij të parë, më 10 Shtator ora 21.00, duke ia rezervuar humorit të shtunat mbrëma.
E Diela Shqiptare
Emisioni martonë i së Dielës, do të vijë si gjithmonë me Ardit Gjebra, dhe me rubrikat e ndryshme, duke filluar nga 18 Shtatori, si gjithmonë në 13:30.
Dance With Me
Formati i kërcimi aq i pëlqyer dhe i preferuar nga fansat e TV Klan, me produksion të Vera Grabockës dhe moderim të Alketa Vejsiut, do të rikthehet sërish me edicionin e tretë me një skenë të re dhe me konkurentë të rinj duke startuar në 12 Shtator ora 20:15.
Përsa i perket serialeve që u ndërprenë në Korrik, Sarasvatiçandra, prodhimi indian do të rinis në datën 5 Shtator, për pesë herë në javë në orën 18:20. Fate të Kryqëzuara këtë sezon do të transmetohet vetëm një herë në javë, të Dielave, duke filluar nga 11 Shtatori ora 20:10. Ertugrul gjithashtu do të ketë shkurtime të transmetimit të episodeve. Seriali historik turk do të shfaqet dy herë në javë të Martava dhe Të Mërkurave ora 21.00 duke filluar nga 13 Shtatori.
Copyright IMAlbania.com