Programit të sezonit të ri në Vizion Plus përpos formateve të reja dhe personazheve nuk do i mungojnë edhe serialet.
Për të qenë pranë publikut të apasionuar pas produksioneve turke departamenti i programacionit në këtë kanal do të sjellë dy seriale të rinj.
“Kadin”, është një serial dramatik turk, ndër më të suksesshmit e viteve të fundit dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme në kinematografinë turke, si: aktorja më e mirë e serialeve, seriali më i mirë i vitit etj. Në Vizion Plus seriali do të vijë me titullin Grua dhe do të nisë transmetimin duke filluar nga 30 Shtatori, E hënë – E premte, ora 17:00.
Sinops
Në qendër tij është jeta e një gruaje, Baharit (Özge Özpirinçci), nënë e dy fëmijëve, Nisanit dhe Dorukut. Në serial, Bahari, një grua e bukur, në të tridhjetat, martohet me dashurinë e jetës së saj, Sarp Çeshmelinë (Caner Cindoruk) dhe lind një vajzë, Nisanin. Më pas, ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë, Sarpi zhduket në një traget, në rrethana misterioze.
Seriali “Kadin” ka për qëllim të portretizojë personazhe të vërteta, nga jeta e vërtetë. Ndjeshmëria dhe realizmi që përçon seriali e bëjnë atë shumë të ndier dhe të dashur për teleshikuesin. Pikërisht ky duket se është edhe sekreti i tij. Seriali “Kadin”, fillon katër vjet pas vdekjes së Sarpit, kur Bahari e gjen veten të vetme dhe përpiqet të kujdeset për dy fëmijët e saj, Dorukun dhe Nisanin, të cilët janë e vetmja gjë që e mbajnë atë të lidhur me jetën.
Bahari, dikur e braktisur nga nëna e saj, kur ishte vetëm tetë vjeç, është një nënë shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Pa arsimin e duhur, ajo kalon nga një punë e rëndomtë në tjetrën. Ajo punon në një fasoneri, ku i kalon ditët duke hekurosur rroba.
Personazhi i Sarpit, babait të fëmijëve, i cili është zhdukur katër vjet më parë, është vazhdimisht në ekran. Bahari u tregon fëmijëve histori lidhur me babanë e tyre. Takimin e tyre, martesën, lindjen e Nisanit… Kështu, fëmijët dhe veçanërisht Doruku, që ka lindur pas zhdukjes së të atit, nuk e ndiejnë mungesën e tij.
Fëmijët e pyesin vazhdimisht nënën për të atin. Përmes mënyrës se si ajo u flet atyre për të, kuptohet se Bahari është ende e dashuruar me Sarpin, burrin e saj të vdekur.
Bahari, e vetme, nuk mund ta paguajë më qiranë, ndaj, pasi e hedhin në rrugë, e detyruar të gjejë një strehë për fëmijët e saj, ajo e gjen veten në një lagje të keqe të Stambollit, me prostituta, banditë dhe përdorues droge.
Me fëmijët dhe për fëmijët, ajo arrin ta kthejë jetën në një lojë, varfërinë në argëtim dhe boshllëkun në gëzim. Ajo beson se kur dikujt i qesh fytyra, edhe zemra do t’i buzëqeshë bashkë me të.
Bahari ka edhe një gjysmë motër, Shirinën. Seriali zbulon dalëngadalë se ekziston një lidhje midis familjes së Baharit dhe zhdukjes së Sarpit. Me kalimin e kohës, nisin të zbulohen edhe rrethanat e zhdukjes së tij.
Trupa e aktorëve
Produksioni i dytë turk që do të mbërthejë pas ekranit është “Motrat (Kardes Çocuklari)”. Seriali turk më i suksesshëm i vitit 2019, i cili ka ngjallur shumë debate në media dhe në rrjetet sociale dhe më në fund flet edhe shqip. Me një kast aktorësh shumë të talentuar, si: Afra Saraçollu, Ajça Bingol, Nur Fetahollu, Furkan Andiç etj., ngjarjet e jashtëzakonshme të serialit përqendrohen kryesisht te dy nëna, jeta dhe ëndrrat e të cilave janë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.
Seriali do filloj transmetimin nga 5 Tetori, E hënë – E premte, ora 20:15
Sinops
Shtigjet e nënave që jetojnë jetë të ndryshme, që nuk mund të takohen as në ëndërr, shkaktojnë ngjarje të papritura kur takohen vite më vonë. Ndërsa Ymrani (AYÇA BİNGÖL) dhe vajza e saj Hajati (AFRA SARAÇOĞLU), jetojnë në një fshat të vogël, “bukuroshja e shoqërisë së lartë”, Umaj Karaji (NUR FETTAHOĞLU) dhe vajza e saj Hajali (ALARA TURAN) jetojnë në Stamboll.
Ymrani dhe vajza e saj e vetme, Hajati, janë një nënë dhe bijë të zakonshme, që jetojnë në fshatin Karallëllar, fshat që e ka marrë emrin nga e zeza e qymyrit.
Lumturitë e vogla që përpiqen të jetojnë në folenë e tyre të varfër, cenohen nga kreu i familjes, Xhemali, një psikopat.
Ymrani e mban gjithnjë të bijën e saj në gji, për ta mbrojtur nga keqtrajtimet e burrit të saj, por gjiri i saj është i plagosur nga një sekret i pavdekshëm nga e kaluara. Asnjë sekret nuk përfshin një person të vetëm.
Sekreti që ka damkosur jetën e Ymranit prek në njërën anë kirurgun e suksesshëm të zemrës, Jëlldërëm Sanerin (MEHMET ASLANTUĞ), i njohur për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe në anën tjetër, një ndër emrat më në zë të Stambollit, bukuroshen e shoqërisë së lartë, Umaja Karajin.
Umaja, e cila ka krijuar një imazh krejt të ri për veten dhe e ka fshirë të kaluarën e saj me një të rënë të lapsit, me martesën e saj të rëndësishme, jeton jetën e ëndrrave me të shoqin Reshatin, me mbiemrin e të cilit ka bërë hapa gjigandë në shoqëri, dhe vajzën e tyre, Hajalin. Kjo, deri në momentin kur Ymrani dhe vajza e saj Hajati përjetojnë një tragjedi para syve të të gjithë Turqisë.
Me tmerrin që i kthen të gjithë sytë në fshatin e vogël Karallëllar, bota e nënave dhe vajzave që jetojnë jetë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra dhe po kështu edhe bota e Jëlldërëmit, që shkel pas shumë vitesh në tokën ku ka lindur, pa e ditur të vërtetën më të madhe të jetës së tij, do të ndryshojë.