SEZONI I RI NE VIZION PLUS
Sezoni i ri në Vizion Plus nis këtë të hënë për t’ju shoqëruar përgjatë gjithë vitit me një programacion të pasur, edukues, informativ dhe argëtues, duke përmbushur në këtë mënyrë misionin e një medie kombëtare.
Dita në Vizion Plus , prej 10 vitesh tashmë nis vetëm me “7 pa 5”. Moderatorët Alma Çelaj dhe prurja më e re Syrjan Rahova do jenë me ju çdo mëngjes.
Në një studio krejtësisht të transformuar, edicionet informative do të përcjellin 4 herë në ditë zhvillimet më kryesore, ngjarjet në kohë reale, lidhje direkte e të ftuar.
Pasditja juaj rigjen edhe për këtë sezon bashkëudhëtarin e saj. Nga e hëna në të premte në orën 17.50, “Vizioni i pasdites” me Brikena Prifti do tu shoqërojë çdo ditë në Vizion Plus me biseda soft e tema të aktualitetit.
Nga kjo e hënë rinis edhe emisioni satirik “Fake Off”. Edhe këtë herë, dy ikonat e humorit shqiptar, Goni dhe Xhefri janë gati të bëjnë një lexim ndryshe të aktualitetit duke e veshur atë me nota humor. “Fake Off” vjen çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 19:40.
Mbrëmjet e të hënave do të kenë në qendër talk show-n kryesore politik në Vizion Plus, “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj. Emisioni mbetet arena e debateve politike por jo vetëm, në koherencë me zhvillimet më të rëndësishme të aktualitetit. “Quo Vadis” ju le takim çdo të hënë, në orën 21:00.
“Next” mbetet hapësira kushtuar të rinjve, por në këtë sezon vjen me një rijësi në moderim. Jo më një por 3, moderatorja Kejli Doda dhe dy mikeshat e saj do tu shoqërojnë çdo pasdreke me gjithçka ndodh në botën e shoëbiz, teknologjisë, kinemasë, muzikës, sportit e jo vetëm.
Albano Bogdo ribashkohet me familjen Vizion Plus, pas suksesit në apartamentin 2XL. Albano sfidon veten me formatin e tij, në një shoë satirik i cili pritet të nisë së shpejti në Vizion Plus
Ndërsa “Armiku i Popullit” do të vijojë misionin e tij, parodizimin e fenomeneve, personazheve dhe ngjarjeve si dhe paraqitjen e tyre përmes humorit fin, të moderuar nga pedagogu Rezart Prifti.
Hapësira pas edicionit qendror të lajmeve, ditën e diel i takon zhvillimeve ekonomike. Gazetarja Rajmonda Lajthia do të na shoqërojë me emisionin e saj “E-zone” nga data 10 shtator, në orën 19:35. “Çdo gjë nis dhe përfundon me ekonominë”, me këtë moto ky program do të sjellë zërin e qytetarëve bizneseve dhe ekspertëve.
Fundjava në mbrëmje i dedikohet vetëm sportit dhe kryesisht futbollit në Studio Sport, ku moderatorja Vilma Masha së bashku me të ftuarit e saj do të analizojnë e komentojnë gjithçka ndodh në fushën e blertë e jo vetëm, në çdo të diel ora 22:00.
Por nuk përfundon këtu pasi në ditët në vijim do të zbulohen të tjera formate duke plotësuar në këtë mënyrë mozaikun e pasur e programacionit të Vizion Plus që këtë herë premton më shumë.
Tetori rikthen shoë-n e humorit “Al-Pazar”, si dhe spektaklin e shumëpritur të muzikës shqiptare “Këngë moj” i cili në këtë sezon vjen me një formulë të re.
Nje format dedikuar teresisht fundjaves, do te jete një tjetër risi në televizionin kombëtar Vizion Plus. Ky format vjen si një hapësirë argëtimi për të shtunat tuaja, duke patur në qendër familjen.
Prodhimet me të spikatura të kinematografisë turke, dhe emrat me te njohur do t’e jene bashkeudhetaret tuaj edhe përgjatë këtij sezoni çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17.00 dhe 20.15. Vizion Plus do te sjelle premiera absolute me rekorde audience dhe vleresime maksimale nga kritika.