Ky sezon i ri televiziv në “RTV Ora” u hap me emisionin “Ditë e Re”. Këtë vit, mëngjeset do të nisin me moderatorët Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu, të cilët i janë bashkuar familjes ‘Ora’.
Nuk kanë munguar përshëndetjet e moderatorëve në ditën e parë të transmetimit, duke i uruar suksese dyshes së ‘Ditë e Re’.
Ndër ta ishte edhe Dajana Shabani, e cila moderonte këtë emision vitin e kaluar me Zogun (Hermes Nikaj) dhe Besmir Metanin zbuloi surprizat e sezonit të ri.
“Me mua Dajana Shabanin, me Besmir Metanin dhe Hermes Nikaj do të shihemi të shtunën në orën 22:30 në një super show. Në një show që kam vite që e pres dhe jam shumë e lumtur që na erdhi në dorë për ta përcjellë nëpërmjet ekranit. Mos harrojmë që televizioni Ora do të vijë gjeneralist me super seriale, filma dhe gjithcka tjetër, kështu që gozhdohuni para RTV Ora dhe do të shikoni surpriza.
Por jo vetëm kaq, ne do të vijmë, tre musketierët si gjithmonë. I kemi lënë stafetën mëngjesit “Ditë e Re” me Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin, cdo ditë nga e hëna në të premte, në 07:00 të mëngjesit deri në orën 10:00″, tha moderatorja Dajana Shabani duke përshëndetur shqiptarët anë e mbanë botës.
/Ora News.tv/