Për tre vjet me radhë Artmotion do të jetë adresë e futbolldashësve për të përcjellë ndeshjet më të forta evropiane.
Kjo platformë përmes një konference ka njoftuar se ka arritur marrëveshje që që nga viti i ardhëm të transmetojë ndeshjet e tri ligave: Champions League, Europa League dhe Conference League, njofton Klan Kosova.
“Kemi arritur marrëveshje si Artmotion me të cilën jemi krenarë”, është shprehur Drejtori i Platformës Televizive, Alaudin Hamiti.
“Këto tri liga që janë ajka e ajkave do të kenë ekskluzivitetin nga 2021 deri më 2024 në Artmotion. Kontrata që kemi bërë për tre vjet, i hapë rrugë të re një partneriteti me UEFA”, ka theksuar ai.
Edhe Drejtori i Sportit në Artmotion, Agon Fehmiu, ka theksuar se kjo platformë me marrëveshjet e arritura po i përmbushë objektivat e saj.
“Artimotion i ka siguruar të drejtat e transmetimit të tri ligave nga vitit i ardhshëm – ligave më të mira të futbollit në botë. Nga viti i ardhshëm do të debutojë edhe Conference League ku shpresojmë t’i shohim edhe ekipet kosovare. Kjo vjen me Artmotion për tre vjetët e ardhshme”.
“Ngadalë po arrijmë synimin tonë që të jemi platforma më atraktive. Do të kemi transmetim direkt të ndeshjeve, do të jemi në bashkëpunim me Klan Kosova që do të transmetojë emisione speciale me një format që nuk është parë:,
“Do të transmetohen 114 ndeshje të Champions League, 149 të Europa League dhe 149 të Conference League”.