Përgjatë gjithë verës është folur e spekuluar shumë rreth lëvizjeve të mundshme të disa prej moderatorëve më të njohur shqiptarë në televizione të ndryshme. Fillimisht ka qenë Blitz.al që ka zbuluar se Marina Vjollca do të linte “Top Channel” për një tjetër televizion që, siç u mor vesh më vonë, bëhej fjalë për “Tv Klan”.
Gjithashtu dy emra të tjerë të rinj që Blitz.al zbuloi se do t’i bashkoheshin “Tv Klan” ishin Arjola Shehu nga “In Tv” dhe Nevina Shtylla nga “Vizion Plus”.
Gjithçka tashmë është zyrtare, sepse vetë “Tv Klan” ka vendosur të zbulojë emrat e moderatorëve të këtij sezoni me anë të një videoje përshkruese. Filmimi është bërë në zonat më të preferuara të Tiranës ku njëri pas tjetrit shfaqen figurat e moderatorëve.
Sigurisht në fillim janë lënë edhe ata të cilët tashmë kanë shumë vite në “Tv Klan”, si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Alketa Vejsiu, Arian Çani, Reis Çiço, Aldo (nga Aldo Morning Show) ashtu si edhe Ermal Mamaqi, Eni Çobani, Gentian Zenelaj, Saimir Kodra, Drini Zeqo, Arben Mevlani, Klea Huta, ndërkohë që në fund shfaqen edhe tri figurat e ‘blerjeve’ më të rej,a që janë Marina Vjollca, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.
https://youtu.be/lTQZhcCs8to
Tashmë pritet vetëm për t’u zbuluar se çfarë surprizash kanë rezervuar këta emra shumë të njohur të ekranit në sezonin e ri, që për “Tv Klan” nis më 4 shtator.