Më në fund vjen një lajm i shumë pritur nga fansat e një prej serialeve më të dashur nga publiku femëror. Sex & the City mund të ketë një vazhdim. Në një intervistë të dhenë sëfundmi nga aktorja Sarah Jessica Parker, protagonistja e serialit, ka lenë të kuptohet se e ardhmja e serialit ka një të ardhme të ndritur përpara.
Aktorja ka zbuluar për Press Association, se cast-i është gati për t’u rikthyer sheshishit të xhirimit për episodet e reja ose për filmin e tretë të bazuar në ngjarjet e serialit. Megjithatë, pritet që produksioni të marrë vendimin përfundimtar se në cilën formë do të vazhdojnë historitë e katër personazheve.
Pavarësisht këtij vendimi mbi të ardhmen e Sex and the City, karriera e Parker vazhdon të ngjisë shkallët edhe pas këtij suksesi nga mori famën: këto ditë Jessica ka nisur turin promovues për serialin e ri Divorce, që ShBA ka premierën në 11 tetor.