Deklarata e Albi Nakos në “Just Dance” ndaj një konkurrenteje 40-vjeçare ka bërë shumë bujë në rrjet. Koreografi pasi pa performancën e konkurrentes, u shpreh: “Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh.”
Kjo shprehje ka irrituar jashtmase publikun, ndërkohë që në rrjete sociale është komentuar dhe kritikuar ashpër nga të gjithë. Ndërkaq, “sulmet” dhe kritikat kanë vërshuar edhe ndaj moderatores së rubrikës, Dojna Memës, e cila ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një InstaStory.
“Quhem Dojna Mema dhe jetoj ne nje vend ku s’eshte e thjeshte te jesh NJERI. Punoj ne televizon dhe kjo ka qene gjithmone endrra ime. Jam penduar pak, sepse eshte e veshtire te kesh nje pozicion publik ne nje vend « jo-normal ». Nje dite te shajne me « liber shpie » pse jep opinion tend (sepse s’je ti per te dhene mend) dhe diten tjeter te shajne prape pse nuk e dhe. Kam mbajtur gjithmone qendrime te forta mbi seksizmin, ne vendin e kohe nuk mjafton, sepse nese zgjedh te qendrosh neutrale nje here, ke qene fallco gjithmone. Prezantoj nje talent-shoë kercimi me nje juri dhe pozicioni im eshte shume delikat, por gjithmone asnjeanes. Jam sulmuar serisht, me po te njejten dhune verbale, por kam arritur ne nje pike qe per fat te keq vika me moshen, kur ti kupton se je bije e nje populli qe e stimulon vetem ndjenja e shemtuar e urrejtes. Quhem Dojna Mema dhe jashte nje spektakli ku kam nje pozicion asnjeanes, mendoj se çdo forme seksizmi duhet te marre pergjigjen qe meriton,” ka shkruajtur Dojna.