Eda dhe Deniz bëhen gati për dasmën. Eda mes lotësh ndërsa Deniz i lumtur që plani i tij po funksionon. Serkan futet në sherr me disa djem në lokal dhe zihet me grushta.
Grushtat e bëjnë Serkanin t’i kthehet kujtesa. Ai shkon të ndalojë dasmën e Edës dhe i thotë se mban mend gjithçka. Por tashmë është tepër vonë. Eda shokohet kur mëson se është martuar me të vërtetë me Denizin. Deniz i shpreh dashurinë Edës.
Ajdan kërcënon Denizin se avokatët e saj do e fusin në burg. Eda dhe Serkan nuk ndahen nga njëri-tjetri tani që më në fund u ribashkuan.