Mbrëmja e sotme në “Përputhen Prime” pritet të ketë mjaft debate dhe të reja, teksa publiku që ndjek programin pret të flitet edhe për çështjen e Andit, Teas dhe Beartit.
Sipas “News31” opininistë të mbrëmjes së sotme, përveç Arjan Konomit, do të jenë Elona Duro dhe një pastor, i cili do të zëvendëdojë Fatma Haxhialiun. Gjithsesi duket se kjo e fundit nuk do të shkëputet nga emisioni, ndoshta do bëhet pjesë e përhershme e tij (?).
Këtë e themi për shkak të një prej postimeve të fundit të gazetares. Ajo i thotë ndjekësve se do të mungojë emisionin e sotëm, por do të jetë nesër në studio.
Jemi mësuar që gjatë javës si opinionist të shohim vetëm Arjan Konomit dhe tani që do të jetë dhe Fatma, nuk mund të mos vrasim mendjen, a do të jetë gjithmonë në krah të tij? Apo do të jetë vetëm?
Mbetet për t’u parë…