Të apasionuarit pas serialeve televizive në sezonet e ardhshme do të kenë mundësine të pasurojne librarinë e tyre virtuale me të tjera tituj serialesh të reja që produksionet amerikane kanë vendosur të sjellin në ekranin e vogël. Më poshtë po ju zbulojmë disa nga risitë që pritet të shfaqen së shpejti.
Jane The Virgin: David Bisbal do jetë guest star i episodit të gjashtëmbedhjetë të serialit të The CW. Këngëtari do të interpretojë veten kur Rafael e fton për të kënduar në hotelin e tij.
Jekyll & Hyde: Tom Bateman do të jetë protagonisti i action adventure drama në dhjetë episode në ITV. Aktori do të luaj rolin e protagonistit Robert Jekyll, nipi i doktorit të njohur që kishte dy personalitete. Në serial do të shohim edhe Richard E Grant dhe Natalie Gumede respektivisht në rolet e Sir Roger Bulstrode, personi që drejton departamentin qeveritar M10 i njohur si The Invisible Men, dhe Bella, që bën pjesë në trekendeshin e dashurisë ku përfshihet edhe protagonisti.
Minority Report: Fox ka porositur episodin pilot të serialit të bazuar në filmin e vitit 2002 ku interpretonte aktori i famshëm Tom Cruise. Episodi pilot do të tregojë historinë e një prej tre personazheve Precog, qënie njerëzore me aftësi për të parashikuar njëkrim para se të ndodh, që bën një jetë si njeri normal në Washington. Një ditë Precog-u takon një agjent policie, i përvuajtur nga e shkuara e tij, që mund ta ndihmojë në gjetjen shfrytëzimin e aftësive të veta. Max Borenstein, përveçse ka shkruar episodin pilot, do të jetë edhe producent ekzekutiv sëbashku me Justin Falvey, Darryl Frank dhe Kevin Falls (që do të jetë edhe showrunner).
Warrior: NBC ka porositur episodin pilot të serialit të shkruar dhe me regji nga David Di Gilio, në bashkëpunim me Walter Parkes dhe Laurie Mac Donald. Projekti, i ambientuar në një kohë bashkohore multikulturore dhe magjike, tregon historinë e një heroine në vështirësi që punon si e infiltruar duke ndjekur mësimet e një maestro misterioz të arteve marciale për të luftuar një kriminel ndërkombetar.
Wet Hot American Summer: Netflix ka porositur një serial të shkurtër, me tetë episode, i bazuar në filmin e vitit 2001 të David Wain që tregon historinë e ditës së fundit të një kampi veror imagjinar me hebrenj. I gjithe cast-i, i formuar nga Elizabeth Banks, H. Jon Benjamin, Michael Ian Black, Bradley Cooper, Judah Friedlander, Janeane Garofalo, Nina Hellman, Ken Marino, Zak Orth, David Hyde Pierce, Joe Lo Truglio, Christopher Meloni, A.D. Miles, Marguerite Moreau, Amy Poheler, Paul Rudd, Marisa Ryan, Molly Shannon, Michael Showalter dhe Kevin Sussman, mendohet të jetë pjesë e serialit. Wain dhe Michael Showalter, që patën shkruar filmin, do të prodhojnë serialin dhe Wain do të jetë përsëri regjisor.
© Foto Getty Images