Seriali turk Fundi (Son) nga produksioni Ay Yapim do të ketë një remake për Telecinco në Spanjë, kanali më i ndjekur pjesë e Mediaset Espana. Globomedia do të prodhojë versionin spanjoll me titull El Accidente dhe do të transmetohet gjatë vitit 2017.
Kjo është hera e tretë që një transmetues i fuqishëm europian realizon një version të tijin të serialit. Realizimi i parë është bërë nga Holanda.The first to go on air will be in the Netherlands. Vlucht HS13 (Flight HS13) do të ketë premierën në 4 shtator në kanalin KRO-NCRV dhe është prodhuar nga Column Film. Një tjetër përshtatje e serialit turk është duke u prodhuar për Channel 1 në Rusi, nga produksioni Russian World Studios.
Fundi është një thriller i fuqishëm që tregon historinë e një gruaje në kërkim të të vërtetës së vdekjes së burrit të saj në një aksident ajror, edhe pse ai nuk e mori kurrë këtë fluturim.