Seriali i njohur turk Paramparça (Fate të Kryqëzuara), prodhuar nga Endemol Shine Turkey, është blerë sëfundmi nga televizioni publik suedez STV.
SVT do të transmetojë serialin në sezonin e ri, gjatë vjeshtës, në prime time (ora 19.30) në kanalin STV2.
Paramparça (Fate të Kryqëzuara) është prodhuar nga Endemol Shine Turkey për Star TV. Ky është seriali i tretë që televizioni suedez ble nga distributori ekskluziv turk Eccho Rights.
Eccho po bën bujë me shitjet e serialeve turke në vendet e Europës Perëndimore kujtojmë që sëfundmi Mediaset bleu Kiraz Mevsimi (Cherry Season) për transmetimin ekskluziv në Itali, ku është pritur shumë mirë nga publiku me një share prej 18%, në fashën orare të transmetimit në Canale 5.