“The crown”, (kurora) është seriali që po bën shumë bujë, mbi familjen mbretërore Britanike. Duket se të gjithë janë fokusuar në ngjarjet e rëndësishme të kësaj familje që fillojnë që në momentin që Elisabeth u bë mbretëreshë dhe deri në ditët e sotme.
Jo vetëm publiku por dhe vet pjestarët e familjes kanë patur komenetet e tyre të cilat kanë qënë:
Princi Harry:
Fëmija më i vogël i Princit Charles dhe Diana. Një burim i tha Katie Nicholl të Vanity Fair: “Harry ka parë disa trailera serish të sezonit të katërt por e ka të pamundur ta shohë të gjithin pasi ky sezon flet për mamanë e tij”. Ajo shkruan se një tjetër person i brendshëm shtoi: “Ideja është se seria e fundit do të ishte vërtet e trishtueshme për ta William dhe Harrry për të parë.”
Princi William
Një anëtar tjetër i familjes mbretërore që mendohet të mos jetë i kënaqur me programin është Princi William. Sipas miqve të Princit Charles i cili foli për The Daily Mail, “Duka i Kembrixhit nuk është aspak i kënaqur me të. Ai mendon se të dy prindërit e tij po shfrytëzohen dhe po paraqiten në një mënyrë false, të thjeshtë për të fituar para”.
Mbretëresha Elizabeth:
Raportuar gjithashtu nga Katie Nichol, besohet se një burim i brendshëm tha: “Mbretëresha nuk ka dëshirë të shikojë veten në një program televiziv fiktiv”.
Princi Charles:
Mbreti i ardhshëm mendohet të jetë seriozisht i zhytur në portretizimin e tij në shfaqje. Emily Andreës, Redaktore Mbretërore në Mail on Sunday, shkroi se miqtë e 72-vjeçarit e kanë klasifikuar përshkrimin e tij si “duke kontrolluar buxhetin e Hollyëood” dhe thotë se pallati me të vërtetë nuk është i kënaqur me të gjithë situatën.