Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë. Gjithashtu u zbulua se shfaqja kushtoi 21.3 milionë dollarë për t’u prodhuar, përafërsisht 2.4 milionë dollarë për episod.
Prodhimi i shfaqjes ishte një përvojë intensive, por kjo nuk e ka hequr plotësisht idenë për të bërë një sezon të dytë. Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.
“The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.
“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.