Kanë kaluar vite që nga transmetimi i serialit “Dashuri e Ndaluar” që mori vëmëndjen e audiencës jo vetëm në Turqi ku është prodhuar por dhe në Shqipëri në TV Klan.
Mesa duket nisur nga ky fakt, Kanal D ka vendosur ta rikthejë për audiencën përsëri në televizion.
Seriali do të transmetohet çdo ditë në Kanal D.
“Dashuri e ndaluar” ka qenë një nga telenovelat turke më të ndjekura në Turqi e në të gjithë vendet ku është transmetuar, një ndër to edhe Shqipëria. Në Turqi kjo telenovelë u transmetua 10 vite më parë. Ndërsa në Shqipëri nisi në vitin 2013.