Një serial i zhanrit dramë, “Me Secret Terrius”, i transmetuar para dy vitesh në “Netflix” mund të ketë parashikuar pandeminë e koronavirusit. Në serinë e 10-të të serialit korean shfaqet një lloj kornavirusi i cili ka pësuar mutacion nga terroristët për t’u përdorur si armë dhe mjekët ndihen të dëshpëruar që nuk mundet të gjejnë një kurë ndaj tij.
Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të koronavirusit, përfshirë atë që çoi në shpërthimin e MERS në vitin 2015-të dhe atë më të fundit që shkaktoi sëmundjen e njohur si Covid-19. Një përdorues i “Twitter”-it vuri re disa ngjashmëri të mëdha mes situatës aktuale dhe virusit të përshkruar në episodin e fundit të serieve të para të “Me Secret Terrius”, në të cilin luajnë So Ji-sub, Jung In-sun, Son Ho-jun dhe Im Se-mi.
Në videon e shkëputur nga seriali njëri prej personazheve e krahason virusin me MERS duke u shprehur: “Dikush e ka modifikuar për të rritur shkallën e vdekshmërisë me 90%”.
Më pas personazhi shton se akoma më serioz është fakti se koronavirusi ka një periudhë inkubacioni nga 2-14 ditë dhe se virusi u manipulua për të prekur drejtpërdrejt mushkëritë brenda 5 minutash nga ekspozimi. Më pas ajo thotë se nuk ka ende një kurë për sëmundjen. Gjatë episodit nxënësit e shkollave mësohen se si të lajnë duart në mënyrën e duhur për të shmangur përhapjen e virusit.
In the drama My Secret Terrius that was released in 2018 (UNIQ’s sungjoo was among the cast) they talked in details about the corona virus…. I had goosebumps… pic.twitter.com/nuQ3UYZlMR
— 🦄 (@eoeoes) March 18, 2020
Përdoruesit e “Twitter”-it janë shprehur të frikësuar se si mundet që një serial i publikuar dy vite më parë ka “parashikuar” thuajse me detaje gjithçka që po ndodh tani. Nga ana tjetër disa të tjerë thonë se ngjashmëria midis ngjarjeve në serial dhe atyre në realitet janë thjesht koicidencë.
Shkencëtarët e kanë ditur se ekzistojnë lloje të ndryshme të koronavirusit që nga mesi i shekullit të 20-të, kështu që nuk është për t’u habitur që të shfaqen në filma apo televizione. Një përdorures në “Twitter” ju ka bërë thirrje të gjithëve të qetësohen, sepse koronavirusi nuk është zbuluar tani, duke qenë se tipe të këtij virusi kanë shkaktuar SARS dhe MERS.
Burimi: The Sun