Një ndër serialet më të përfolura dhe më të pritura i cili startoi me premierën e tij disa ditë më parë ku zuri një audiencë maksimale duke zënë vëndin e dytë për nga shikueshmëria, Muhteşem Yüzyıl Kösem, seriali ka ngjallur polemika të shumta si për historianët por edhe për disa grupime të ndryshme.
Debatet këto ditë që seriali është transmetuar, janë nxehur edhe më tepër ku tashmë është hapur edhe një peticion drejtuar organeve qeveritare përgjegjëse për transmetimet e televizioneve turke, kompanisë së produksionit Tims Production, si edhe Star TV, televizion ky në të cilin seriali më i ri historik trandmetohet aktualisht.
Ja shkaqet që këto grupe kanë vendosur si argument për protestën e tyre ndaj këtij prodhimi kinematografik:
Seriali Muhtesem Youzil Kosem duhet të hiqet nga transmetimi për këto pika të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së Turqisë.
Pika 1: Çështje nacionale dhe Historike, ky serial është një gënjeshtër e plotë, ku në të bëjnë pjesë shpifjet dhe imoraliteti më i dergraduar i shoqërisë.
Pika 2: Seriali i mësipërm paraqet në mënyrë të rreme historinë e vendit tonë dhe mashtron audiencën e tij.
Pika 3: Paraqet deformim fetar të cilat ofendojnë njërzit duke i vendosur në situata abuzive me gjuhën e urrejtjes që përmban.
Pika 4: Kostumet e përdorura sidomos veshjet e grave paraqesin shëmbuj negativ që nuk e pasqyrojnë të vërtetën historike.
Pika 5: Seriali mund të shkaktojë fatkeqësi të tmerrshme nga ana e dezinformimit historik sidomos tek brezat e rinj që mund të rriten me ide të gabuara për të shkuarën e vendit tonë (Turqisë).
Pika 6: Këtë pikë duke e bashkangjitur me pikat e tjera, shtojmë se seriali ul vlerat tona kombëtare dhe shpirtërore
Pika 7: Ky serial bie në kundërshtim me DEKLARATAT UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT.”
Peticioni i bazuar në këto pika, vazhdon të plotësohet online ku tashmë ka marrë rreth 100.000 firma.
IMA/ J.Kasaj