“Imagjinoni episodin më dramatik të “Gossip Girl” dhe shtojini pak dialog nga Jane Austen dhe disa ballkone të mrekullueshme dhe kostume të shekullit të 19-të”, ky është përshkrimi që Today bën për “Bridgerton”, serialin e ri dramë/romancë në Netflix”.
Ndërkohë, njerëzit në TikTok thonë se seriali është një bashkim i “Gossip Girl” me “Pride and Prejudice” dhe “365 Days”.
Të tjerë thonë se është version më femëror dhe i zbutur i “365 Days”.
“Bridgerton” bazohet në serinë e famshme të librave “Bridgerton”, shkruar nga Julia Quinn, ndërkohë që krijuesja e serialit në Netflix është Shonda Rhimes, autore e “Grey’s Anatomy”.
Kryesisht flitet për një ngjarje vjetore ku familjet elitare organizonin evente për t’i prezantuar fëmijët e tyre në shoqëri dhe për të krijuar martesa të përshtatshme.
Një nga ato familje është edhe Bridgerton, ku pas vdekjes së të atit, mamaja udhëheq 8 fëmijët e saj, katër djem dhe katër vajza.
“Në anën tjetër të rrugës”, është dhe familja tjetër, Featherington.
Ndërsa në krye të të gjithave, është Lady Whistledown, zëri anonim që boton një buletin, ku diskutohen skandalet më të mëdha që ndodhin në vend, romanca, dashuri të fshehta etj.
Nëse e keni parë “Gossip Girl”, sigurisht që Lady Whistledown ju kujton diçka (XOXO, Gossip Girl).
Për të mos ju treguar më shumë, shihni trailer-in dhe zbuloni pak më tepër për dashurinë e Daphne Bridgerton me “Dukën e egër”, Simon Basset, i cili është betuar të mos martohet kurrë e të mos ketë fëmijë: